Klubi i Milanit është duke mbështetur ish-sulmuesin e tij të famshëm, Andriy Shevchenko, që nga fillimi i luftës në atdheun e tij, por tani ka vendosur që të shesë një fanellë speciale të ish-lojtarit të tyre për të mbledhur para për njerëzit në Ukrainë.


AC Milan siç bëhet e ditur ka vendosur në shitje një fanellë speciale të Andriy Shevchenkos, e cila është e frymëzuar nga fanella e tij e veshur në finalen e Uefa Champions League 2002-2003.

Në dizajnin e fanellës janë vendosur gjithashtu edhe ngjyrat e flamurit të Ukrainës tek shpatullat dhe në gjoks, në pjesën e përparme është e shkruar fraza ‘AC Milan për Paqen’.

Nëpërmjet postimi në Facebook Milan ka njoftuar se fanella mund të blihet online me çmimin i cili është 50 euro.

Legjenda e Milanit në lidhje me ngjarjet e fundit në shtetin e tij ka reaguar shumë herë, duke bërë thirrje të mëdha për ndaljen e luftës.
https://twitter.com/FootballJOE/status/1502247066290077698?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1502247066290077698%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fmilan-perkrah-shevchenkon-ndermarrin-nje-veprim-te-mahnitshem%2F