Ish kryeministri Zoran Zaev me ftesë të presidentit të Turqisë po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë. Zaev thotë se mesazhi kryesorë i Forumit është ndërprerja e menjëhershme e sulmeve ruse në Ukrainë.


“Ndërprerja e menjëhershme e luftës në Ukrainë, rivendosja e paqes dhe vendosja e dialogut në vend të agresionit – ky është mesazhi kryesor i Forumit të Diplomacisë në Antalia, ku po marr pjesë aktualisht me Venko Filipçen me ftesë të presidentit turk Erdogan dhe ministrit të jashtëm turk Cavusoglu”, ka shkruar Zaev.