Më shumë se 187, 000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Gjermani që nga pushtimi i vendit të tyre nga sulmet ruse. Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Brendshme .


Refugjatët e regjistruar janë kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar.

Ndërkohë rreth 4, 5000 refugjatë ukrainas gjithashtu janë regjistruar në Spanjë , ndërkohë mendohet se numri real pritet të jetë më i lartë, sipas ministrit spanjoll të emigracionit Jose Lusi Escriva.

Nga ana tjetër OKB ka bërë me dije se më shumë se tre milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për shkak të sulmeve ruse.