Më shumë se 10,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Irlandë dhe pritet që numri të rritet në 40, 000 deri në fund të muajit prill.


Zëvendëskryeministri tha se qeveria po përgatitet për vendet ku do të strehohen refugjatët , ndërsa paralajmëroi se fluksi mund të ndikojë në shërbimet publike dhe financat e vendit.