Prokuroria kërkoi dënime me burg për të gjithë të pandehurit në rastin e Lidhjes Ndërkombëtare. Sipas prokurorit Trajçe Pelivanov, është vërtetuar se të njëjtit i kanë kryer veprat penale.


Nga ana tjetër avokatët kërkuan të shpallen të pafajshëm. Bojan Jovanovski u gjykua për mashtrim dhe pastrim parash, ndërsa ish-deputetja e LSDM-së Frosina Remenski, babai i Boki 13, Mile Jovanovski dhe Jasna Mandiq Ercegoviq akuzohen për ndihmë në vepër, ndërsa disa prej tyre për pastrim parash. Mile Jovanovski gjithashtu është përgjegjës për posedim të paautorizuar të armëve. Si person juridik akuzohet edhe organizata joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”.