Eurodeputeti suedez, Charlie Weimers, i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, pasi ky i fundit ka përsëritur edhe një herë kërcënimin për Suedinë në rast së ky shtet provon t’i bashkohet NATO-s.


Weimers ka thënë se secila kritikë që Lavrov e bën, për secilën thyerje të hapësirës ajrore të Suedisë dhe për secilin sulm ndaj synimeve të shtetit, Suedia vetëm nxitet dhe afrohet edhe një hap më afër NATO-së.

“A do ta konsiderojnë studiuesit e ardhshëm të politikës së jashtme një sukses të madh diplomacinë tuaj ngacmuese? Vështirë”, ka shkruar eurodeputeti suedez.

 
https://twitter.com/weimers/status/1502593864523206657?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1502593864523206657%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Falsat.mk%2Flavrov-i-kercenon-perseri-kunderpergjigjen-nga-suedia%2F