Mediat britanike zbuluan se piloti që gjeti vdekjen ishte David Ashley, 49 vjeç. Ai po drejtonte gjuajtësin stërvitor ‘Leonardo’ kur në mënyrë të pashpjegueshme u rrëzua në malet në veri të liqenit të Como-s në Itali. Babai i dy fëmijëve, nga Dorset në jug të Britanisë, fluturonte bashkë me pilotin italian Giampaolo Goattin i cili arriti të mbijetonte pa plagë të rënda.


David nuk ishte vetëm një pilot ekspert por kishte dhe një biznes pronash ndërtimi, Ashley Property Group që drejtonte bashkë me gruan e tij.

Të dy pilotët besohet se kishin braktisur avionin para përplasjes, teksa kryenin testime për Forcat e Armatosura Italiane, shkruan rrjeti anglez MailOnline.

Nuk është ende e qartë nëse ishte David apo Giampaolo në drejtim të avionit në kohën e nisjes së tyre.

Avioni u rrëzua në lartësi 2500 metra mbi nivelin e detit, para se të merrte flakë dhe të rrëzohej pranë qytezës së Colico.

Avioni besohet se kishte një kohë të gjatë në fluturim para se të rrëzohej.

Kjo nuk ishte hera e parë që David rrëzohej me avion, pasi më herët i kishte mbijetuar një lëshimi nga kabina në Katar në korrik 2019. Një hetim i posaçm ka nisur për këtë rast.