Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Antalia me zv.kryeministrin dhe të nominuarin për kryeministër të Malit të Zi, politikanin shqiptar, Dritan Abazoviq.


Në një video të publikuar, Kurti dhe Abazoviq shihet që për disa çaste bisedojnë me tepër disponim mes vete, dhe në fund realizojnë një shtrëngim të fuqishëm duarsh.

Dy politikanët janë duke qëndruar në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias.