Kulla Eifell tash është për gjashtë metra më e lartë.


Kjo për shkak të instalimit në majen e saj të një antene digjitale radiofonike.

Vendosja e saj u bë nëpërmjet një helikopteri dhe nuk zgjati më shumë se 10 minuta.

Lartësia e kullës tani arrin në gjatësinë prej 330 metrash.

Gjatë ndërtimit të saj, kulla Eiffel kaloi Monumentin e Washingtonit duke u bërë struktura më e lartë në botë e ndërtuar nga njeriu.

Këtë titull e mbajti për katër dekada, dhe që ia mori godina “Chrysler” e ndërtuar në Nju-Jork në vitin 1929.

Kjo mbetet një nga atraksionet më të vizituara në botë sipas Trip Advisor.

Vendosja e antenave u bë disa herë, çka ka bërë që gjatësia të ndryshojë disa herë.

Ndiqni pamjet nga vendosja e antenës mbi kullën Eifell, të publikuara nga Reuters.