Presidenti rus, Vladimir Putin nuk dëshiron paqe dhe është e mundur që nevojiten sanksione të mëtejshme kundër Moskës, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.


Kështu deklaroi sot kryeministri italian Mario Draghi.

“Nga ana e Putinit nuk ka vullnet për paqe. Ekziston një vullnet për luftë”, u tha Draghi gazetarëve.