Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) njofton së gjatë ditës së sotme nuk do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës.


“Sot nuk ka parakushte për korrigjimin e çmimeve të derivateve të naftës, prandaj çmimet mbeten të njëjta”, thonë nga KRRE-ja.

Sot dhe nesër mbeten çmimet e njëjta.

Euro Super BS-95 edhe më tej do të shitet për 86.5 denarë për litër
Euro Super BS-98 edhe më tej do të shitet për 88.5 denarë për litër
Euro Dizel do të shitet për 88 denarë për litër