Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE) sot do të vendosë për çmimet me pakicë të derivateve të naftës që do të vlejnë nga sonte në mesnatë. Siç thonë nga KRRE-ja janë plotësuar parakushtet për marrjen e një vendimi të ri.


KRRE do të marrë një vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës. Pas seancës do të shpallet vendimi i cili do të jetë në fuqi nga mesnata, thonë nga KRRE.

Me ndryshimet e fundit në rregulloren për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, KRRE çdo ditë mund të marrë vendime për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nëse llogaritja për çmimin e çdo derivati ​​të naftës rritet ose ulet për dy denarë. Për llogaritjen KRRE merr mesataren e kotacioneve të mëparshme pesëditore në bursë dhe nuk ndikohet aspak nga çmimi i naftës bruto Brent në tregun botëror.