Ka arritur në 100 mijë numri i pulave të ngordhura në Durrës. Mësohet se asnjë institucion nuk është paraqitur për të vijuar me procedurat për pulat e ngordhura. Siç shihet nga pamjet ato vijojnë të jenë të grumbulluara në ambientet e bizneseve përkatëse.


Sakaq, në Durrës u konfirmua sot i parë i gripit të shpendëve. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi sot se rasti është konfirmuar në një stabiliment në Durrës që mbarështon shpendë.