Ndonëse si shoqatë sportive që si interes dhe veprimtari primare ka alpinizmin, gjthmonë jemi të vëmendshëm ndaj temave të cilat na prekin, përfshi këtu ekologjinë, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe promovimin e jetës së shëndetshme. Në këtë drejtim është edhe zhvillimi i mjedisit jetësor në rrethin tonë, respektivisht në qytetet ku ne jetojmë.


Prandaj e përshëndesim iniciativën e tetovarëve të cilët përmes propozimit të qytetarëve kërkojnë që Komuna e Tetovës përmes procedurave të formojë park të qytetit në hapësirat e SHIK “Jellakut”, “Monopolit”, Sallës Sportive dhe Qendrës Sportive. Me këtë letër të përbashkët publikisht e mbështesim propozimin, sepse përveçse vlerësojmë që është racionale dhe e realizueshme, po ashtu mbron të mirën e përgjithshme në një mënyrë që nuk është bërë në Tetovë për një kohë mjaft të gjatë.

Duke marrë parasysh gjendjet në të cilën sot gjendet qyteti, krijimi i një brezi të gjelbër është i nevojshëm për të gjithë ne – për të gjithë banorët. Ndërtimi i një parku të vërtetë e zhvillon jetën urbane duke krijuar mundësi për të shpenzuar kohën në vend të hapur dhe të gjelbër.

Sinqerisht shpresojmë se ky propozim qytetar do të merret parasysh nga autoritetet.

Mbështetje deklarojnë:

PK “Argentus Mount”

PK “Ljuboten”

SRZ “MA Eagle”

PK “Teteks”

PK “Jelak”

“Peaktrip Adventures”

//

Nisma Tetova do park Propozojmë, brezi i parë i gjelbër i vërtetë në qytetin e Tetovës, si një investim afatgjatë në humanizimin e hapësirës publike, përmirësimin e ajrit të ambientit, ofrimin e një oaze të gjelbër për relaksim dhe një vend ku brezat që jetojnë sot në qytetin tonë do të kalojnë kohë cilësore, por edhe atyre që duhet ta trashëgojnë qytetin nga ne dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në të, të formohet në hapësirën nga ana e djathtë e Blv. “Vidoe Smilevski – Bato”, në lëvizje nga rr. “29 Nëntori” deri në rr. “Boris Kidriç”, si dhe në anën e majtë dhe të djathtë të Blv. “Vidoe Smilevski – Bato” në lëvizje nga rr. “Boris Kidriç” deri në rr. “Ljubo Bozhinovski – Pish” – Qendra Sportive, “Gruaja Luftëtare”, “Monopoli”, SHIK “Jelak”.   Kjo është hapësira e fundit që mund të marrë një qëllim të tillë në qytet, një hapësirë që është kryesisht pronë shtetërore, një zgjidhje e cila është e arsyeshme dhe racionale, me fryte me ndikim të gjerë për qytetin.