Kryeministri Kosovar Albin Kurti në një intervistë për të përditshme ‘La Republica’ thotë se Ballkani është në rrezik pasi Rusia ka tentakulat e veta në këtë rajon. Pas situatës së krijuar në Ukrainë, Kurti thotë se Putin e sheh veten si Stalini dhe qëllimi I tij është të rishkruajë historinë.


“Ne e dënuam menjëherë pushtimin rus. Na tronditi, por nuk na befasoi. E pamë të vinte me një ngritje ushtarake. Putin dështoi në operacionin blitz por nuk dëshiron të ulet për të negociuar me Zelensky, dëshiron ta bëjë atë me Biden. Ai dëshiron një konferencë paqeje si ajo e Jaltës. Ndihet si Stalini dhe sheh Roosveltin e tij te Biden, por nuk dëshiron Churchillin nëpër këmbë. Dëshiron të rishkruajë historinë dhe mendon se është në lartësinë për ta bërë këtë. Lufta në Ukrainë, nuk do t’i mjaftojë: do të duhet ta zgjerojë atë nëse dëshiron të bisedojë me Bidenin. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Ballkani Perëndimor është një rajon që ai mund të përpiqet ta bëjë këtë. Dhe ai mund ta përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri.”, tha ai.

Sipas Albin Kurtit, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç është “një kukull e Kremlinit” që sundon një vend që “imiton Rusinë”. Vuçiç ka takuar Putinin 19 herë. Hera e fundit ishte më 25 nëntor ku i foli për “standard të dyfishtë” dhe “hipokrizi ndërkombëtare” dhe i tregoi në hartë Kosovën veriore. Gazprom ka 56% të industrisë së naftës serbe dhe ka 51% të njësisë së madhe të magazinimit në Vojvodinë. Lukoil, Hekurudhat Ruse, Vtb bank, Rosatom, Roscosmos dhe Sberbank janë të gjitha aty: është hardueri i pranisë ruse në Serbi. Dhe Vuçiç është softueri”.

Po si e sheh Kurti të ardhmen e Ballkanit Perëndimor?

Ka elementë që mund të na bëjnë të parashikojmë të ardhmen. Serbët shpenzojnë 2.9% të PBB-së në forcat e armatosura dhe kanë rritur buxhetin e tyre me 70% nga 2015 në 2021. Serbia ka 8 Mig 40, “të dhuruar” nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia. Ka 30 tanke T72 dhe 30 automjete të tjera të blinduara, dhe sistemin rus të mbrojtjes ajrore. Në vitin 2012, para se Vuçiç të vinte në pushtet, kishte dy programe të përbashkëta ushtarake midis Rusisë dhe Serbisë. Në vitin 2016 ishin 50, vitin e kaluar 100. Qendra e Sputnik në Ballkan është në Beograd dhe 160 kilometra nga Prishtina është “Qendra Humanitare” ruse: Ato janë zemra e luftës hibride në Ballkanin Perëndimor. Dhe siç e kemi parë nuk është një zëvendësim i luftës: është përgatitja e saj.

Kurti u shpreh se dhe ish-luftëtarët e UCK që po gjykohen në Hagë, duke e cilësuar paradoks evropian. “Është e pabesueshme”- tha Kurti “të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftojnë për liri, ndërsa Vuçiç, ish-ministër i Millosheviçi, flirton me Putinin”.