Irina Abramovich, ish-bashkëshortja e miliarderit rus Roman Abramovich, fshihet në një vilë në Londër dhe ka frikë për pasurinë e saj të madhe prej 500 milionë paundësh.


Pas sanksioneve të ashpra që goditën Roman Abramovich, oligarku rus humbi kontrollin e Chelsea-t edhe pse ende nuk e ka shitur klubin. Të gjitha pasuritë e tij janë të ngrira.

LEXO EDHE:Superiore/ Sfidat që do të luhen sot, spikat derbi Tirana – Dinamo

Në pritje të shitjes së kampionit aktual të Evropës, është tronditur edhe ish-bashkëshortja e Abramovicit, Irina, e cila fshihet në një vilë në Londër dhe ka frikë nga sanksionet e mundshme për shkak të afërsisë së ish-bashkëshortit me presidentin rus Vladimir Putin.

Irina aktualisht është e fshehur në një nga vilat në Londër dhe është e shqetësuar për pasurinë e saj që mund ta humbasë. Bëhet fjalë për një shifër prej 500 milionë paundësh, apo 600 milionë eurosh.

Këtë e ka bërë të ditur për mediat britanike ish-roja i saj dhe pjesëtar i ushtrisë, por emrin e të cilit nuk kanë dashur ta japin për arsye sigurie.

Irina ka frikë se jeta e saj luksoze është vënë në pikëpyetje. Ish-stjuardesa bën një jetë përrallore dhe njihet për dashurinë e saj për blerjet, e cila ka qenë pjesë e pandashme e përditshmërisë së saj.