Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar shtetin rus që të ndalojë agresion në Ukrainë.


“Federata Ruse do të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që filloi më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës”, thanë gjyqtarët.

Gjykatësit shtuan se Rusia gjithashtu duhet të sigurojë që forcat e tjera nën kontrollin e saj ose të mbështetura nga Moska nuk duhet të vazhdojnë operacionin ushtarak.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mirëpritur vendimin e GJND-së.

“Ukraina korri një fitore të plotë në çështjen e saj kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. GJND-ja urdhëroi ndalimin e menjëhershëm të pushtimit”, ka shkruar fillimisht ai.

Sipas tij, urdhri është i detyrueshëm sipas ligjit ndërkombëtar dhe se Rusia duhet ta respektojë menjëherë. “Injorimi i urdhrit do ta izolojë edhe më tej Rusinë”, ka shkruar ukrainasi në Twitter.

 

Ndryshe, GJND-ja ka nisur tashmë hetimet për krimet e mundshme ruse kundër njerëzimit në Ukrainë.