Granatime të rënda nga forcat ruse shpërthyen rreth qytetit jugor të Ukrainës, Mykolaiv, mbrëmjen e së premtes.


Videot e mediave sociale treguan zjarre në zonë dhe Vitaliy Kim, kreu i Administratës së Rajonit Mykolaiv, tha se bombardimet përbënin “të shtëna pa dallim në objektiva civile”, duke përfshirë një kafene dhe një bllok apartamentesh, shkruan CNN.