Real Madridi  merr lajmin e keq para “El Clasico-s”. Karim Benzema nuk do të mund të luajë kundër Barcelonës ditën e nesërme.


Benzema u dëmtua të hënën në fitoren ndaj Mallorca-s (3-0) dhe kaloi gjithë javën në rehabilitim.

Megjithatë, sulmuesit francez nuk është paraqitur në seancën stërvitore të mëngjesit të sotëm me skuadrën, ndaj trajneri Carlo Ancelotti e ka hequr zyrtarisht nga lista për duelin e nesërm.

Benzema shënuar 32 gola në në 34 ndeshje këtë sezon me Realin dhe është e sigurt që mbrojtja e Barcelonës do të lehtësohet pas lajmeve të sotme, ndërsa Ancelotti do të duhet të gjejë një zgjidhje adekuate në sulm.

Ndeshja Real Madrid – Barcelona do të luhet të dielën duke filluar nga ora 21:00.