Ambasadori i BE-së në vend, David Gir, në emisionin “360 Gradë” në Alsat, i pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me kërkesën e Bullgarisë për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës së Maqedonisë, tha se është çështje që duhet të bien dakord të dyja vendet.


“Është një çështje diskutimi mes dy vendeve. Është vendim i tyre sovran, nuk më takon mua ta komentoj këtë”.