Sot, në ora 09:30 në një objekt hotelerik në Prilep është arrestuar V.V., inspektore bujqësie për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penal “pranim të ryshfetit”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.


“Ajo është kapur gjatë pranimit të ryshfetit prej 64.000 denarë nga një person nga Prilepi, pas çfarë menjëherë është arrestuar, kurse paratë i janë marrë. V.V. është mbajtur nën arrest në stacion policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.