Përafërsisht 1.5 milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus dhe janë në rrezik të trafikimit, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF-it.


UNICEF tha se ka plot fëmijë të tjerë, numri i të cilëve s’dihet, që janë zhvendosur brenda vendit derisa lufta po vazhdon.

“Lufta në Ukrainë po çon në zhvendosje masive dhe flukse refugjatësh – faktorë që mund të çojnë në një rritje të konsiderueshme të trafikimit të qenieve njerëzore dhe një krizë akute të mbrojtjes së fëmijëve”, tha Afshan Khan, drejtor rajonal i UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore.

“Fëmijët e zhvendosur janë në rrezik të ndarjes nga familjet e tyre, shfrytëzimit dhe trafikimit”.

UNICEF tha se ata qeveritë e shteteve përreth duhet të marrin masa për t’i mbrojtur ata dhe për t’i mbajtur të sigurt.

Midis 24 shkurtit dhe 7 marsit, UNICEF tha se ata identifikuan më shumë se 500 fëmijë të pashoqëruar që kalonin nga Ukraina në Rumani. Shifra e përgjithshme e fëmijëve të pashoqëruar që shkojnë në kufijtë fqinjë ka gjasa të jetë shumë më e lartë, thuhet në deklaratë.

Për të rritur mbrojtjen, OKB-ja dhe partnerët e shoqërisë civile kanë ngritur qendra informacioni në vendet fqinje si Polonia, të identifikuara si “Blue Dots” për të ofruar shërbimet esenciale për familjet.

UNICEF-i u kërkon gjithashtu qeverive fqinje të Ukrainës që të rrisin kontrollet për mbrojtjen e fëmijëve në kufij dhe në zona kyçe, si stacionet e trenit, ku kalojnë refugjatët.