Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ka bërë me dije se do të vazhdojë përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike mes Rusisë dhe Ukrainës.


Gjithashtu Erdogan tha se forcat aleate të NATO-s duhet të tregojnë solidaritet dhe të jenë të bashkuara në çështjet e mbrojtjes.

Ndër të tjera presidenti turk ka theksuar se po monitoron nga afër zhvillimet në Detin e Zi pas akuzave të Moskës se Ukraina ka vendosur mina tokësore.