Dy policë u lënduan sonte në aksident rrugor në Negotinë, konfirmoi për mediat zëdhënësi i SPB Veles Riste Samarxhiev.


Ai sqaroi se aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin në mes rrugëve “Marksova” dhe “Femo Kullakov”, në rrugën e Timjanit. Deri tek aksidenti ka ardhur në mes dy automjeteve me targa të Negotinës, “audi” në pronësi të MPB-së në të cilën kanë qenë nëpunësit policor të SPB Negotinë dhe tjetri “Mercedes” i drejtuar nga një banorë i Nagotinës.

Samarxhiev tha se policët kanë pësuar lëndime të lehta. Në vendngjarje është kryer inspektim nga ana e pjesëtarëve të policisë së Negotinës.