Negociatori ukrainas Mykhaylo Podolyak tha se qëndrueshmëria e Ukrainës e ka detyruar Rusinë “të vlerësojë në mënyrë më adekuate realitetin” e situatës, e cila ka çuar në “një lloj dialogu” në bisedimet e paqes midis dy kombeve.


Duke folur për BBC-në, Podolyak tha se Kievi nuk do të bëjë asnjë kompromis për integritetin territorial ose sovranitetin e Ukrainës, duke i bërë jehonë deklaratës së mëparshme të

Presidentit Zelenskiy se Ukraina nuk do të përkulet kurrë ndaj ultimatumeve nga Rusia.

Çdo vendim për një marrëveshje paqeje do të merret midis Zelenskiy dhe liderit rus Vladimir Putin. Podolyak tha se nuk ka një datë të rënë dakord se kur mund të ndodhë takimi i tyre.

Edhe pse ai refuzon të japë detaje të negociatave, Podolyak e bën të qartë se Kievi nuk do të bëjë asnjë kompromis mbi integritetin territorial ose sovranitetin e Ukrainës.

Ai shpreh edhe një herë zhgënjimin e Kievit për refuzimin e NATO-s për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë.

“[Ata] nuk po e mbyllin qiellin tonë, [ata] po qëndrojnë mënjanë në kohën kur 10 milionë njerëz janë në kërkim të vendeve për të jetuar dhe tre milionë tashmë janë larguar nga vendi. Kjo është një katastrofë humanitare në Evropë.”