Presidenti amerikan Joe Biden, njoftoi se SHBA do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë shtesë ushtarake, duke përfshirë armë kundërajrore për të shtuar mbrojtjen kundër Rusisë.


“Këtu po vihen në rrezik parimet që mbështesin Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara dhe kjo ka të bëjë me lirinë , me të drejtën e njerëzve për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre . Ukrainë nuk do të jetë kurrë një fitore e Putin. Tani po përdor edhe njëherë autoritetin tim presidencial për të aktivizuar ndihmë shtesë për Ukrainën,” ka thënë Biden.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të miratojë 1 miliard dollarë (764 milion £) për transferimin e drejtpërdrejtë të armëve për forcat ukrainase.