Deputetët sot pasdite i mbajtën mbledhjen e 51-të dhe të 54-t. Në kuadër të mbledhjes pa debat ishin shqyrtuar disa ligje në mesin e të cilave Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftime, si dhe ligjet për numrat amë, për shtetësinë, për regjistrimin e vendbanimit të qytetarëve…


Për shkak të asaj se nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve, këto zgjidhje ligjore në mënyrë plotësuese do të votohen në atë moment kur do të krijohen kushte për këtë.

Në rend dite të mbledhjes së 51-të ishin disa interpretime autentike për të cilat përsëri deputetët në mënyrë plotësuese do të deklarohen. Përfundoi debati edhe për Propozim-ligjin për mbrojtje të personave fizikë në lidhje me përgatitjen e të dhënave personale për qëllime të parandalimit, hetimit, zbulimit ose përndjekjes së veprave penale ose për kryerje të sanksioneve penale, në lexim të parë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi informoi se nga rendi i ditës është tërhequr Propozim-ligji për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për inspektim në arsim, të dyja në lexim të parë.

Deputetët sot e filluan mbledhjen e 66-të, rendi i ditës i së cilës nuk ishte miratuar për shkak të mospasjes së kuorumit.