Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, ka lënë të hapur mundësinë për rinovim të kontratës me Ousmane Dembele.


E ardhmja e francezit ende është e paqartë. Ai ende nuk ka rinovuar kontratën me Barcelonën, derisa ka shkëlqyer në paraqitjet e fundit me këtë skuadër.

Megjithatë, Dembele mund të mbetet edhe më gjatë në “Camp Nou”.

“Nëse Ousmane Dembele vazhdon të ndihet rehat, ne mund të takojmë agjentët e tij dhe ai mund të qëndrojë”, tha Yuste për “Cat Radio”.

“Ne po punojmë për të mbajtur Gavi dhe Araujo në klub. Unë jam optimist. Lojtarët janë të lumtur”, shtoi ai.

Kujtojmë se kontrata e Dembeles me Barcelonën skadon më 30 qershor. Dhe, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për rinovim, atëherë ai mund të largohet si lojar i lirë.

Së fundi është raportuar se 24-vjeçari ka arritur marrëveshje në parim me Paris Saint-Germainin, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.