Skënder MULLIQI


Vitet e tranzicionit në Kosovë , nuk sollën prosperitet dhe jetë më të mirë për qytetarët .Elitat  politike nuk e shfrytëzun këtë fazë mirë për shtetndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme  . Nuk u krijuan kushtet për vlera shoqërore e politike , por u krijuan kushtet më shumë  për kategorinë e njerëzve të politikës dhe të biznesit . Institucionet e  pa ndikuara në kushtet e funksionimit normal do të ishin mburoja karshi politikave dhe politikanëve hileqarë . Nuk patem shtet si duhet ligjor dhe as ndarje të pushtetit në mënyrë meritore .Nuk u krijuan mekanizmat kompetentive  për funksionim të ekonomise së tregut, që një shtet e bën të zhvilluar .Tretmani i shtetit si “gjah” që ju bë gjatë 22 viteve nga partitë shtetformuese , krijuan jo stabilitet politik e jo stabilitët ekonomik . U akumuluan shumë probleme duke e pamundësuar edhe funksionimin e mirë të sistemeve . Institucionet e tilla inerte dhe ekonomia informale bënë që mos të kemi investime dhe as investitor të jashtëm. Ju mbyllën rrugët edhe inovacioneve të reja teknologjike . Nuk u zhvillua asnjë degë e ekonomisë dhe as industria e rëndë si duhet. Mbeti   jashtë  edhe turizimi si predispozitë e mirë  e Kosovës.Të arriturat mbetën shumë të vogla . Si pasojë e gjithë këtyre erdh varfërimi  , numri enorm i atyre të cilët po kërkojnë punë , pastaj si pasojë e punës së keqe të pushteteve ishte rritja jashtë qdo normaleje e krimit të organzuar dhe të korrupcionit .Duke kaluar koha edhe rritej mos besueshmëria në organët e shtetit. Premitime patem gjatë këtyre viteve nga ata që e morën pushtetin sa të duash, e realizime kurrfare. Pa funksionimin e shtetit ligjor , si garantues i sigurisë , nuk mund të flasim për zhvillim të ekonomisë, që mundëson një ambient, ku secili individ ti maksimalizon potencialet  e veta ripodhuese . Paralelisht më instrumentalizimët  e ndryshme politike, më institucione të dobëta , pamë së po rrënohen edhe sistemi i arsimit dhe shëndetësisë. Kemi një  qrregullim   sidomos të arsimit, i cili sistematikisht është dobësuar .Nuk kë gjë më tragjike për një komb dhe shtet së kur arsimi dhe shëndetësia  po komercializohen  duke u shëndrruar    në biznes. Kan ardhë deri të diplomat secili që  I ka pasur mundësitë materjale , pavarësisht nga dija. Shumë e kan humbur kuptimin univerzitetet dhe më këtë edhe fakultetet.Me këtë gjë dija shumë është relativizuar, që ka ndikuar që edhe shteti  të kolapson. Edhe ata që kan fituar dije më meritë janë duke ikur nga vendi, që mos të bien pre e përshtatshmërive  ideo politikie si në komunizëm . Është brengosëse së si edhe ndryshimet post jugosllave  në hapësirat ballkanike nuk sollën ndryshimet  të logjikës nga sistemi socialist. Nuk sollën ndryshime përmbajtësore , të cilat do të kishin fuqizuar pushtetet e dobëta të pas luftës që I patëm .Tash, kur po formohet pushteti i ri po rritën edhe shpresat për një të ardhme me të ndritur të Kosovës.  Shtyerja e qytetareve qëllimisht në apstenim ,ishte gjëja më e keqe për Kosovën .Ky tip i politikanëve nuk i solli këtij populli  as për afër rezultatet e pritura. U mendua më shumë  për ndërrim mandatësh pushtetare , duke e qitur krejt në margjina funksionimin e shtetit. Keqpërdorimi i shtetit ishte tëpër i madh, duke iu dhën kah të kundërte edhe historike interesave të shqiptarëve.Të shpresojmë së forcat e reja politike të cilat po vijnë në pushtet, kan krejt përcepcione tjera politike karshi shtetndërtimit dhe mirëqenjës së përgjthshme . Dhe, fortë besojnë  së po. Ekzistojnë kapacitetet që gjërat të kthehën na kahun e tyre pozitiv . Qarkun shumë vjeqar të tranzicionit duhet më përmbylle më forca të reja dhe të fuqishme politike , të cilat  do të bëjnë shumë punë në zvoglimin  e krimit dhe të korrupcionit, të cilat që shumë kohë po e gërryejnë Kosovën nga mbrenda. Vëtem duke bërë hapa konkret zhvillimor , edhe mund të bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar.Mund ti tregojmë botës edhe pse  vend i vogël  , mund të bëhemi shëmbul, i një shteti modern. Nuk ka vend më për pseudo elita në pushtet, të cilat na servuan modele të  pushteteve autoritare, si përsonalizim i politikës të te fortit. Nuk dhanë alternativa të politikave profesionale , të shoqërive civile dhe  të organizmave kualitativ shoqëroro- politike , si korrigjime  të çdo pushteti demokratik .Pushtetet  këqpërdorën opozitën në mënyrë flagrante duke e margjinalizuar punën e saj. Funkcionimi i shtetit dhe proceseve demokratike është i pa mundur pa veprimtarinë e opozitarizmit të mirefilltë , kur dihet së opozita është element konstituiv i shoqërisë, ndarjës të pushetit , kritikës publike ,medieve dhe shoqërive civile…