Çekia ka mbledhur mbi 30 milionë dollarë për të mbështetur me armë Ukrainën, në luftën që Rusia i ka shpallur që prej 24 shkurtit.


Paratë e mbledhura nga qeveria çeke do të përdoren për të blerë armë dhe furnizime të tjera ushtarake që Ukraina ka nevojë për të mbrojtur veten nga pushtimi rus, sipas një deklarate nga Ministria Çeke e Mbrojtjes.

Qeveria çeke tha se ka vënë në dispozicion furnizime ushtarake me vlerë 185 milionë dollarë që mund të blihen me paratë nga fushata e financimit të çekëve.

“Armët, pajisjet ushtarake dhe municionet që nevojiten urgjentisht nga ushtria ukrainase dhe Forca e Mbrojtjes Territoriale për të mbushur rezervat e varfëruara janë pjesë e ofertës”, tha ministria./abcnews.al/