Është folur për disa ditë se rusët e kanë në plan të fillojnë një sulm ndaj qytetit-port të Odessas, marrja e të cilit do t’i ndërprente në tërësi Ukrainës daljen në det. Autoritetet lokale raportuan për sulme me raketa.



Forcat Detare dhe Ajrore ruse raportohet se po kryejnë sulme raketore në qendër dhe rreth qytetit bregdetar të Odessa.

 

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se 90 raketa u qëlluan në total, me disa që u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore ose zbarkojnë jashtë qytetit.

 

 

 

Odessa është një nga pikat kyçe të Ukrainës, e cila është goditur nga deti prej marinës ruse, teksa është paralajmëruar për një sulm amfib që për qëllim ka pushtimin e plotë të qytetit.