Nga Dega e BDI-së në Komunën e Zhelinës nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook thonë se Komuna e Zhelinës në krye me Blerim Sejdiun nuk ka kryer pagesën e komisionerëve të zgjedhjeve lokale. BDI-Zhelinë kërkon që ky obligim të kryhet urgjentisht, transmeton TetovaSot.


“Komuna e Zhelinës me Bleron në krye, vazhdon paturpësisht t’i nënçmoj komisionerët vendor zgjedhor, duke mos e kryer pagesën e tyre, si obligimin ligjor i pushtetiti lokal për zgjedhje lokale. Që turpi të jet edhe më eklatant, mësojmë se Blero ka paguar vetëm komisionin komunal ( Kryetarin e të cilit e emëroi sekretar komune para do kohe ) kurse komisionerët vendor jan në mëshirë të tekeve të Bleros apo, kur t’i kujtohet despotit!
Me këtë reagim, njëherit kërkojmë që ky obligim i Komunës së Zhelinës të kryhet urgjentisht, në të kundërtën me antarët e propozuar partiak për çdo vendvotim, do të inicojmë procedur përmbaruese ligjore për pagesën e mjeteve që u takojnë komisionerëve!” thuhet në reagimin e BDI-Zhelinë