Benfica është skuadra e radhës që ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


Skuadra portugeze ka arritur që ta eliminojë sonte Ajaxin nga kjo garë

Ndeshja e dytë apo e kthimit e zhvilluar sonte në “Johan Cruijff Arena” përfundoi me fitoren 0:1 të mysafirëve.

Golin e fitores së madhe për Benfican e shënoi Darwin Nunez në minutën e 77-të.

Ndeshja e parë kishte përfunduar baras 2:2 dhe kështu Benfica kalon tutje me rezultatin e përgjithshëm 2:3.