Pas 8 vitesh në krye të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen e tij si kryetar i partisë opozitare më të madhe në vend.


Edhe pse luftoi me çdo mënyrë, duket se Lulzim Basha nuk i ka rezistuar më presionit të demokratëve. Basha deklaratën e bëri gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, ku tha se po bën një hap pas për t’i dhënë mundësi ringritjes së Partisë Demokratike.

Po çfarë ndodh me drejtimin e PD tani?

Sipas statutit në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Duke qene se dy nenkryetaret Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma, dy nenkryetaret aktuale Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku do te marrin drejtimin e saj te komanduar nga Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi.