Skënder MULLIQI


Rusët po dëshirojnë luftë edhe në Ballkan.Ky shtet ka vu në shënjëster Malin e Zi, Bosnjen, Kroacinë , Kosovën dhe Maqedoninë Veriore.Një bartëse e aeroplanëve ushtarak të Francës po qëndron në Detin Adriatik, pastaj janë dyfishuar forcat ushtarake të NATO-së në Bosnje, prurja e dy arepolanëve të luftës F-16 në Zagreb.Këto janë tregues së Perëndimi dhe Amerika , e kan përqendruar vëmedjen në shtetet e rajonit, që nuk e kishin shumë deri më tash.Agresioni shumë i ashpër i Rusisë mbi Ukrainë, ka bërë që fuqitë e mëdha ushtarake në botë , të vihen në levizje. Një destabilitet të Ballkanit e kemi që disa vite , por që kjo nuk ishte kuptuar shumë seriozisht nga Evropa. Kishim disa levizje destabilizuese në Mal të Zi nga ruset dhe serbet në vitin 2016, për të bërë atentat ndaj presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.Ky. projekt ishte ndaluar në atë kohë.Ky skenar ishte përseritur më ngjarjet e klerikëve serb, në Cetinje.Në Bosnje nuk kemi stabilitet politik dhe ekonomik që shumë kohë.Kjo republikë po funksionion si e ndarë në shumë fusha, ku edhe ka ngjallur apetitet e Republika Serpska përmës Dodokut po kërkon shkëputje nga BH-ja.Kosova po kërcënohet nga Vuqiqi më ndërhyrje uashtarake.Kishte pru shumë forca para do kohe në kufij.Që Serbia dhe Vuqiqi të na kërcënojnë pa pushue kishin kontribuar edhe pushtetet tona të korruptuara , të cilët interesin e shtetit të Kosovës e kishin vu në rendin dytë.Ja nisën më 8200 hekatër tokë , që ia dhuruan Malit të Zi, e këtë avaz , e vazhduan duke koketuar më Vuqiqin për shkëmbime territoriale , që për fatin tonë, që mos të na ndodhë edhe kjo e keqe e madhe, Tramp nuk u zgjodh për herë të dytë president i Amerikës. Ndryshmet që u bën këtu, dhe ndryshimet në Kosovë, më ardhjen në pushtet të forcave të reja politike , kjo ide shumë e rrezikshme dhe shumë e dëmshme për Kosovën nuk u realizua. Para kësaj ishin bërë nënshkrimet në vitin 2013 dhe 2015 lidhur më Asociacionin më shumicë serbe, më kompetenca ekzekutive në Bruksel .Kjo shumë po përdorët si pretekst nga Serbia dhe Rusia , të cilët edhe më luftë po mendojnë të bëjnë faktike Asociacionin , apo ndarjën mbi baza etnike të Kosovës.Lufta në Ukrainë sikur ka ngjallur apetitet ruso serbe në Ballkan , për ndërhyrje ushtarake të shpejtë. Putinit dhe Vuqiqit zor që po ju vjen rasti , kur Rusia do ti lënë eshtrat në Ukrainë. Duket së kërcënimet që ende po vazhdojnë ti bëjnë Putin dhe Vuqiq në adresë të Kosovës, po bëhën më shumë në kuader të propagandës për ta mbajtur gjallë moralin e ushtrisë ruse , e cila po pëson humbje të mëdha në luftë më Ukrainën. Gabriel Eskobari thotë së “Problemi madhor për shtetet e Ballkanit Perëndimor, mbetet korrupcioni , e jo hegjemonizmi ruso-serb”.Kjo nën kupton edhe atë së bashkësia ndërkombëtare është duke ia mbyllur qarkun Putinit në Ukrainë, për tia pamundësuar reflektimin e luftës edhe në Ballkan dhe më gjerë. Jam i besueshem së Ballkani do të vihet në mbrotje të plotë të NATO-së, nga çdo llojë agresioni të mundshem ushtarak të Rusisë dhe të Serbisë.