Pjestarët e policisë të SPB- Tetovë dje (22-mars) rreth orës 16:30 në rrugën ,,JNA“ në Tetovë kanë arrestuar 39-vjeçarin A.O. nga Tetova, i cili me urdhër qendror është shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Shkup për vuajtjen e paraburgimit për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e dënueshme në bazë të nenit 215 të Kodit Penal. I arrestuari shumë shpejt është dërguar në Institucionin Korrektues Penal në Shkup për vuajtje të masës së paraburgimit.Ts