Mbrëmjen e djeshme (12-mars) rreth orës 22:30, në një kazino në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, pas një kontrolli të tëkryer nga ana e pjestarëve të policisë të SPB- Tetovë, është arrestuar 18-vjeçari A.S. nga Tetova Reçica e Madhe, i cili u ka treguar një vërtetim të falsifikuar, përkatësisht vërtetim të vaksinimit nga një person tjetër. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.