Deputetët e Levicës, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Krmov kanë realizuar një takim me ambasadorin rus në Shkup, Sergej Bazdikin. Sipas njoftimit partiak, ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe luftën Ukrainë-Rusi.”Fokusi i bisedës ishte në procesin e denanazifikimit dhe eliminimin e kërcënimeve nga partitë esktreme të djathta si dhe levizjet radikale nacionaliste dhe neonaciste që janë rrezik për demokracitë moderne”, thuhet në njoftim. Një njoftim thuhet se kanë biseduar edhe për “deklaratat rusofobe dhe provokuese të ministrit Bujar Osmani. “U ngritën gjithashtu çështje me rëndësi për Ballkanin Perëndimor, si dhe deklaratat e pamatura anti-ruse të Ministrit të Jashtëm – z. “Bujar Osmani, të cilët u vlerësuan si të panevojshme dhe provokuese dhe të cilat nuk kontribuojnë aspak në zhvillimin e marrëdhënieve tradicionalisht të mira ndërshtetërore,” u shprehën përmes një deklarate nga Partia e “Majta”.