Grupi i hakerëve Anonymous njoftoi sot se kishte hakuar disa faqe ruse në luftën kundër pushtimit rus në Ukrainë, dhe se mes tyre ishin faqet e shërbimit inteligjent rus FSB (pasardhës i KGB-së) si dhe faqet e qeverisë ruse.


Ata e postuan këtë në Twitter duke përdorur termin ushtarak “Tango poshtë”, duke shtuar se kishin hakuar dy faqe të tjera, institutin e mendimit të qeverisë ruse dhe ministrinë e sportit.

Ata publikuan gjithashtu korrespondencën e supozuar private midis Vladimir Putin dhe ministrit të tij të Mbrojtjes Sergei Shoigui në lidhje me planet për të prerë pyjet e Ukrainës.

Anonymous i shpalli luftë Putin-it që në fillim të pushtimit të tij në Ukrainë dhe pak ditë më parë ata publikuan një mesazh të krijuar posaçërisht për të arritur qytetarët rusë, duke u bërë thirrje të ngrihen kundër Putin-it dhe ta largojnë atë nga pushteti.

“Anonymous është zyrtarisht në një luftë kibernetike kundër qeverisë ruse,” njoftoi grupi në Twitter më 25 shkurt.