Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi sot se vendimi për gjuhën shqipe në uniformat e policisë në RMV është akt i kryer.


“Unë mendoj që është akt i kryer ky dhe është çështje kohe se kur do të materializohet në praktikë. Është çështje e përmbyllur, nuk ka çfarë të vonohet. Mund të ketë lloj-lloj interpretimesh por, çdo ligj merr edhe kohë për zbatimin në praktikë”, tha Ahmeti.

 

Në njoftimin e Qeverisë, të publikuar të martën, 15 mars, thuhet se vendimi është miratuar në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.