Për kalimin e sigurt të rrugës kërkohet respektimi maksimal dhe i plotë i rregullave dhe rregulloreve të qarkullimit rrugor si nga këmbësorët ashtu edhe nga shoferët e automjeteve. Gjëja më e rëndësishme për të ditur është se në komunikacion nuk ka të drejtë absolute kalimi. Kjo do të thotë se automjetet janë të detyruara të kalojnë këmbësorët në vendkalimin e këmbësorëve, por në të njëjtën kohë çdo këmbësor duhet të kalojë rrugën në vendkalimin e këmbësorëve pasi të sigurohet që mjetet që lëvizin në rrugë të jenë në gjendje të sigurt të ndalojnë, kumtoi Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR).

Sipas statistikave të OBSH-së, thonë nga KRSKRR, çdo vit në mbarë botën humbin jetën në aksidente komunikacioni rreth 1,3 milionë njerëz, dhe rreth 50 milionë lëndohen në aksidente komunikacioni.

Ekziston stereotip se këmbësorët janë ndër pjesëmarrësit më të padisiplinuar në komunikacion dhe se nuk ka rregulla dhe rregullore për pjesëmarrjen e tyre në komunikacion. Kjo sjellje e shumë këmbësorëve, përmes shembullit personal përcillet edhe te fëmijët, kështu që shumë shpesh fëmijët – këmbësorët vuajnë në aksidente komunikacioni. Rrezik shtesë për sigurinë e këmbësorëve është sjellja e shoferëve të automjeteve, shumica e të cilëve nuk i respektojnë këmbësorët si pjesëmarrës të barabartë në komunikacion. Pasojë e një qasjeje të tillë është numri i madh i këmbësorëve të vrarë në aksidente komunikacioni çdo vit, sipas KRSKRR.