Futbolli shqiptar është duke kaluar nëpër një periudhë të errët në ditët e fundit dhe kjo si pasojë e përpalsjes ndërmjet kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe presidentit të FSHF, Armand Dukës.

Situata shkoi aq larg sa në mbrëmjen e së hënës u sulmua me tritol shtëpia e të parit të FSHF-së, përcjellë KosovaPress.

Këto zhvillime nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA që ka reaguar duke shprehur shqetësim të madh rreth kësaj situate derisa ka ofruar mbështetje për presidentin e federatës Arman Duka.

“UEFA është thellësisht e shqetësuar me zhvillimet e fundit ne futbollin shqiptar, dhe shpreh mbështetjen e saj ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka”, thuhet në reagimin e UEFA-së.

“Gjate muajve të fundit, ka pasur disa raste të ndërhyrjeve politike në drejtimin e federatës shqiptare dhe në procesin e saj demokratik zgjedhor, duke shkelur kështu statutet e UEFA-së dhe kjo është qartësisht e paparanueshme”, vijon deklarata.

Po ashtu në këtë reagim UEFA ka bërë të ditur se për shkak të kësaj situate të krijuar, shumë shpejtë një delegacion i UEFA-së do të zbarkojë në Shqipëri.