Ish-ministri i shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se ka patur ofertë nga Serbia për të pranuar donacion me vaksina por që nuk e ka pranuar.

Deputeti i LDK-së, ka përsëritur që nuk ka pranuar ta bëjë gabimin e Qeverisë Kurti kur pranoi testet nga Serbia.

“Shtetet e vetme që kanë dhënë vaksina në fund të vitit 2020 kanë qenë shtetet prodhuese për vendet e tyre dhe disa shtete evropiane”, tha Zemaj në ATV

“I vetmi shtet në rajon që ka pasur qasje në vaksina ka qenë Serbia madje duke dhënë edhe donacione në forma të ndryshme, ku edhe ne kishim ndonjë ofertë”, zbuloi ish-ministri i Shëndetësisë.

“Edhe unë mund të kaloja në atë nivelin e gabimit sic u pranua ai donacioni fantom i testimeve dhe Serbia mori shumë lavdate thuajse po na ndihmon në aspektin humanitar”, shtoi Armend Zemaj.

Me 17 prill 2020, ministria e udhëhequr nga Arben Vitia pranoi donacion 1000 teste për Covid nga Serbia.