Sot rreth orës 16:15 janë gjetur dy persona të vdekur në një shtëpi në rrugën Argonautska në Pula, njoftoi policia kroate.

Sipas Policisë së Istrias, në lidhje me ngjarjen është ndaluar një person, raporton index.hr.

Sipas të dhënave të deritanishme, bëhet fjalë për një mashkull dhe grua, përkatësisht bashkëshort ndërsa dyshohet se kjo ishte vrasje e dyfishtë.

Sipas informacioneve jozyrtare, 30-vjeçari u dorëzua në polici pas kryerjes së krimit.

Ndryshe, vendngjarja po hetohet nga efektivët e policisë në bashkëpunim me zv.prokurorin e qarkut.