VMRO-DPMNE: Kovaçevski të përgjigjet se kur premtoi që bullgarët do të përfshihen në Kushtetutë! Çfarë merr Maqedonia në këmbim?

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare mëngjesin e sotëm kanë kërkuar nga pushteti që të publikojnë në mënyrë integrale përgjigjet nga pako 5+1 me kërkesat e Bullgarisë, përcjell TV21. Nga kjo parti pyesin kryeministrin Dimitar Kovaçevski se kur ka premtuar që komuniteti bullgar do të futet në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.


“Piuni Kovaçevski është i detyruar të përgjigjet se kur premtoi që bullgarët do të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë dhe se çfarë merr Maqedonia në këmbim. Derisa autoritetet bullgare thonë qartë se janë duke negociuar për hapjen e Kushtetutës së Maqedonisë dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe se nuk po negociojnë për pakicën maqedonase në Bullgari, heshtja nga piuni Kovaçevski për të drejtat e maqedonasve në Bullgari. Propozim dokumenti që piuni Kovaçevski i dërgoi qeverisë bullgare përmes ministrit të tij Bujar Osmani si kundërpërgjigje ndaj paketës bullgare 5+1 është ende po fshihet, ndërsa me këtë po shtohet dyshimi se në prapaskenë po negociohet jashtë përmbajtjes së Rezoluta të miratuar në Kuvend”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.