Në edicionin e sotëm, TuttoSport ia kushton faqet e para situatës sulmuese te Juventusit.

Rinovimi i Paulo Dybala duket se do të komplikohet dhe kështu bardhezinjtë janë rikthyer fuqishëm te Dushan Vlahovic.

Gazeta torineze flet se si kontaktet mes Juventusit dhe rrethit të lojtarit janë të vazhdueshme, me takime të shumta në ditët e fundit për të kuptuar disponueshmërinë e agjentëve për një transferim të mundshëm te Juventusi.

Në operacion nuk mungojnë vështirësitë, më e madhja përfaqësohet nga Rocco Commisso, i cili do të donte të fitonte sa më shumë para nga shitja e xhevahirit të tij.

Arsenali është i interesuar edhe për Vlahovicin, një klub që do të ofronte 70 milionë për kartonin e lojtarit. Shifra që do të ishin të mira për presidentin e Juves, Commisso, por ylli i Fiorentinës nuk duket i tunduar nga përvoja me Topçinjtë.

Kështu, nisur nga vështirësia e operacionit, gjasat që sulmuesi ta përfundojë sezonin me vjollcët po shtohen dita-ditës.

Alternativa e Vlahovicit për Juventusin mbetet Gianluca Scamacca, por edhe në këtë rast operacioni duket i realizueshëm vetëm në qershor. /albeu.com/