Big Mama do të futet përsëri në Big Brother Vip?

Këngëtarja shtoi dyshimet përmes një video të publikuar.

Big Mama ndau në storien e saj në Instagram një video ku shihet dera e hyrjes së spektaklit.

Ndërkohë, ajo iu bëri një pyetje ndjekësve në Instagram duke shkruar: “A të futem pra? Si thoni?”, duke mos zbuluar detaje tjera.

Kujtomë se, Big Mama u largua nga shtëpia me kërkesën e saj pas një debati të ashpër me ish-banoren, Antonela Berisha.

Theksojmë se, këngëtarja gjatë qëndrimit në shtëpi kishte disa debate të forta me Antonelën shkak i tyre u bë edhe dalja e saj nga Big Brother.

Ndryshe, Big Mama është banorja e parë e spektaklit e cila u largua me dëshirën e saj.