Turqia eksportoi 9.875 ton mjaltë me vlerë prej 30,5 milionë dollarë në 55 vende në vitin 2021, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Detit të Zi (DKIB), eksportet u rritën në krahasim me vitin e kaluar me 65 për qind në vëllim, si dhe 18 për qind në vlerë.

SHBA, Gjermania, Spanja, Bullgaria dhe Izraeli ishin destinacionet kryesore për eksportet e mjaltit të Turqisë në vitin 2021.

Saffet Kalyoncu, kryetar i DKIB-së, tha se kërkesa për produkte ushqimore, duke përfshirë përzierjet që përmbajnë mjaltë, u rrit për shkak të pandemisë.