Anëtarët e NATO-s, Estonia, Letonia dhe Lituania do të furnizojnë Ukrainën me raketa antitanke dhe anti-ajrore të prodhuara nga SHBA-ja, thanë ministrat e tyre të mbrojtjes në një deklaratë të përbashkët të premten mbrëma.

Estonia, Letonia dhe Lituania dhe aleatët e tyre po punojnë së bashku për t’i dorëzuar ndihmat e sigurisë Ukrainës, thuhet në deklaratë. Estonia do të dërgojë raketa antitank Javelin dhe Letonia dhe Lituania do të dërgojnë raketa kundërajrore Stinger.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka lejuar Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë të dërgojnë raketa amerikane dhe armë të tjera në Ukrainë, thanë të mërkurën tre burime të njohura me vendimin, ndërsa presidenti i SHBA-së, Joe Biden parashikoi se Rusia do të shkonte në Ukrainë, raporton nypost.

Vendet perëndimore kanë frikë se Moska po planifikon një sulm të ri ndaj Ukrainës, e cila pushtoi në vitin 2014 dhe aneksoi Krimenë.

Rusia e mohon këtë, por thotë se mund të ndërmarrë veprime të pacaktuara ushtarake nëse nuk plotësohen kërkesat e saj të sigurisë, duke përfshirë një premtim se Ukraina nuk do të jetë kurrë në gjendje të anëtarësohet në NATO.