Tetovë, policia gjobit 17 shoferë të dehur

Ministria e Pun;ve t; Brendshme njofton se mbrëmë nga ora 22:00 deri më ora 04:00, policia ka realizuan kontrolle shtesë në rajonin e Tetovës për drejtim të automjeteve nën ndikimin e alkoolit.

“Janë sanksionuar 17 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit. Të njëjtit menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe u janë shqiptuar parashtresa adekuate. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.